Gjeodeti SH.P.K. është kompani gjeodezike e themeluar në Mars të vitit 2018. Gjeodeti operon në Republikën e Kosovës me zyra në dy lokacione, në Prishtinë dhe Fushë Kosovë. Ne synojmë të ofrojmë shërbime me cilësi të lartë dhe të sigurojmë që të përmbushim në mënyrë profesionale çdo projekt inxhinierik. Kompania jonë është e licencuar nga Agjencioni Kadastral i Kosovës.
Gjeodeti merret me piketimin dhe mbikëqyrjen e objekteve ndërtimore, rrugëve, përcjelljen e rrjetit fekal, ujësjellësit si dhe me ndarjen e parcelave kadastrale.
Ne si kompani jemi te gatshëm qe te marrim përsipër çfarë do lloje pune inxhinierikë si dhe japim përgjegjësi te lart me punën tone.