Miresevini ne Kompanine GJEODETI shpk
  • 08:00 - 16:00
  • Ne ju shërbejmë me kënaqësi
  • (+383) 49 298 111
  • Diskutoni për çdo pyetje

Legalizime


Kategoria I

Përfshihen këto ndërtime:
  • - Të gjitha shtëpitë e banimit
  • - Ndërtesa bujqësore deri në 600m²
  • - Të gjitha ndërtimet e Kat.1 sipas UA nr.04/2017 të MMPH-së.

Procedurat

Ndërtimet pa leje të përfunduara dhe substancialisht të përfunduara
  • 1. Aplikimi me formularin e marrë nga komuna dhe dokumentacionin e nevojitur.
  • 2. Pagesa 1€/m². Shumat më të mëdha se 800€ mund të paguhen me këste.
  • 3. Vendimi – Certifikata e legalizimit e marrë nga komuna Brenda 60 ditëve.
  • 4. Regjistrimi në Kadaster dhe në RDPP.

Ndërtimet pa leje të papërfunduara

  • 1. Aplikimi me formularin e marrë nga komuna dhe dokumentacionin e nevojitur.
  • 2. Pagesa për pjesën ekzistuese 1€/m²
  • 3. Pagesa për pjesën e papërfunduar bëhet sipas taksave administrative dhe tarifave në fuqi.
  • 4. Vendimi – Leja e legalizimit për përfundim të ndërtimit.

Ndërhyrjet pa leje në ndërtime me leje

  • 1. Aplikimi me formularin e marrë nga komuna dhe dokumentacionin e nevojitur.
  • 2. Pagesa 2€/m² vetëm për pjesën e ndërhyrjes.
  • 3. Vendimi – Certifikata e legalizimit e marrë nga komuna Brenda 60 ditësh.

Kategoria II

Përfshihen këto ndërtime:
  • - Ndërtimet afariste.
  • - Ndërtimet banesore.
  • - Të gjitha ndërtimet e Kat.2 sipas UA nr.04/2017 të MMPH-së.

- Procedurat

Ndërtimet pa leje të përfunduara dhe substencialisht të përfunduara.
  • 1. Aplikimi me formularin e marrë nga komuna dhe dokumentacionin e nevojitur.
  • 2. Pagesa 2€/m². Shumat më të mëdha se 10.000€ mund të paguhen me këste.
  • 3. Vendimi – Certifikata e legalizimit e marrë nga komuna brenda 90 ditëve.
  • 4. Regjistrimi në Kadaster dhe në RDPP.

Ndërtimet pa leje të papërfunduara.

  • 1. Aplikimi me formularin e marrë nga komuna dhe dokumentacionin e nevojitur.
  • 2. Pagesa për pjesën ekzistuese 2€/m².
  • 3. Pagesa për pjesën e papërfunduar bëhet sipas taksave administrative dhe tarifave në fuqi.
  • 4. Vendimi – Leja e legalizimit për përfundim të ndërtimit.

Ndërhyrjet pa leje në ndërtime me leje.

  • 1. Aplikimi me formularin e marrë nga komuna dhe dokumentacioni I nevojitur.
  • 2. Pagesa 2€/m² vetëm për pjesën e ndërhyrjes.
  • 3. Vendimi – Certifikata e legalizimit e marrë nga komuna Brenda 90 ditësh.

TË LIRUARIT NGA PAGESA

Ndërtimet me interes publik apo financim të Qeverisë; të rindërtuara nga lufta, konfliktet, trazirat shoqërore ose forcës madhore; përfituesit e skemës sociale; familjet e dëshmoreve , invalid të luftës, veteranët e luftës, ish të burgosurit politikë dhe personat me aftësi të kufizuara; ndërtimet ne ortofoton e vitit 2004 dhe të gjitha kategoritë tjera të liruara sipas legjislacionit në fuqi.

LISTA E PRITJES

-Në listën e pritjes përfshihen ndërtime pa leje të ndërtuara në prona publike, prona shoqërore, toka bujqësore nën komasacion dhe nën sistem të ujitjes, sipërfaqet e mbrojtura, zonat e mbrojtura, zonat e veçanta të mbrojtura dhe zonat e veçanta, përfshirë parqet kombëtare dhe korridoret infrastrukturore. Kjo listë do të trajtohet me programe të veçanta të hartuara nga Ministria dhe të aprovuara nga Qeveria.
-Ndërtimet pa leje në pronë private përfshihen në listën e pritjes nëse pronari I ndërtimit pa leje nuk posedon dokumentacionin e nevojshëm për të dëshmuar se e posedon të drejtën pronësore ose të drejtën e shfrytëzimit mbi parcelën ndërtimore. Kjo listë do të trajtohet pasi të zgjidhet çështja pronësore.

Kujdes!

Nëse ju nuk aplikoni për legalizim të ndërtimet tuaj, ju përfshiheni direkt në listën për rrënim të ndërtimit. Komuna mund të bëjë rrënimin e ndërtimit pa kurrfarë kompensimi.