1. "Kadastër i patundshmërive" është libri publik në cilin kryhet regjistrimi
i të drejtës së pronësisë dhe të drejtave tjera reale të patundshmërive,
të të dhënave për patundshmëritë, si dhe për të drejtat dhe faktet tjera
regjistrimi të cilave është përcaktuar me ligj.
2. "Parcela Kadastrale" është njësi themelore e kadastrës e cila është
pjesë e tokës jo më e vogël se 1m2, e definuar me kufij, me një
kulturë dhe klasë kadastrale që gjendet në një komunë të kadastrës
dhe i/u takon bartësit/ve të përcaktuar të të drejtës së pronësisë.
3. "Matja e patundshmërive" është grumbullimi i të dhënave hapësinore
dhe përshkruese për patundshmëritë në funksion të kadastrës së patundshmërive
dhe përpunimi dhe formimi i tyre.
4. Në vijim prezantohen veprimet që mund të kryhen në lidhje me parcelat:
- Ndarje e parcelave – nënkupton krijimin e dy apo më shumë parcelave të reja në kuader të ndonjë parcele bazë.
- Bashkimin e parcelave – nënkupton krijimin e parceles së re nga dy e më shumë parcela të vjetra.
- Ri-Rregullimi I kufijve të parcelave- nënkupton rregullimin e kufijve në mes të parcelave sipas gjendjes faktike dhe brenda tolerances së përcaktuar.
- Përcaktimin e kufijve të parcelave – nënkupton matjen në teren dhe definimin e kufijve në sistemin kadastral të kosoves (hartat kadastrale).
- Identifikimi I parcelave –nënkupton gjetjen e parcelave bazuar nga të dhënat tekstuale apo të dhenat grafike apo edhe nga matjet në teren.
5. Në vijim prezantohen veprimet që mund të kryhen në lidhje me Ndërtesat.
- Regjistrimi I Ndërteses – nënkupton matjen në teren dhe definimin e pozitës në koordinata reale e poashtu caktimin e siperfaqes për regjistrim në kadaster.
- Regjistrimi I pjesëve të ndërtesës- Kur kemi të bëjm me ndërtesa afariste dhe kolektive nevojshme ndarja e ndërtesës në njësi të veqanta me qëllim të shfrytezimit dhe pronësis të pavarur.